Bota

Rrëzohet avioni luftarak rus pranë kufirit me Ukrainën, detajet e para

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori i Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha se shërbimet e urgjencës dhe hetuesit ishin në vendngjarje pranë qytetit të Valyuki dhe se arsyeja e rrëzimit ishte duke u përcaktuar.

23 Shkurt 2023, 11:44 Nga a.l
Rrëzohet avioni luftarak rus pranë kufirit me Ukrainën, detajet e
Avioni luftarak rus

UKRAINË- Një avion luftarak rus SU-25 është rrëzuar në rajonin Belgorod të Rusisë pranë kufirit me Ukrainën, por shkaku i incidentit nuk dihet ende. Mediat e huaja raportojnë se, se piloti shpëtoi pasi u hodh nga avioni.

Në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram, guvernatori i Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha se shërbimet e urgjencës dhe hetuesit ishin në vendngjarje pranë qytetit të Valyuki dhe se arsyeja e rrëzimit ishte duke u përcaktuar. Rajoni i Belgorodit, i cili kufizohet me rajonin e Kharkiv të Ukrainës, është vënë vazhdimisht në sulm që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia një vit më parë. 

 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll