Politike

'Pamje të shëmtuara'/ Tabaku: Deputetet shtyhen nga Garda, të dyja krahët politike duhet të reagojnë

Tabaku foli për përplasjen e Gardës ndaj demokratëve, ku tha se kjo e fundit ka ushtruar forcë mbi deputetet gra.

23 Shkurt 2023, 10:57 Nga A.B
'Pamje të shëmtuara'/ Tabaku: Deputetet shtyhen nga Garda,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku kërkon që të merren masa nga Kuvendi i Shqipërisë, për mënyrën sesi trajtohen gratë deputete. Gjatë seancës së sotme plenare, ajo u shpreh se sjellja e gardës ndaj deputeteve gra, ishte e shëmtuar. Tabaku foli për përplasjen e Gardës ndaj demokratëve, ku tha se kjo e fundit ka ushtruar forcë mbi zonjat.

Po ashtu, ajo u shpreh se Rama nuk dëshiron ngritjen e një Komisioni Hetimor për aferën “McGoniga”, pasi sipas saj ai e provoi vitin e kaluar me Komisionin e ngitur për Inceneratorët, punën hetimore që bëhet aty.

'Unë kërkova që një grup deputetësh të PD kanë kërkuar që të ngrihet komision hetimor për të ushtruar të drejtën kushtetuese për kontroll, mbikëqyrje dhe monitorim mbi qeverinë. Na u tha që konferenca e kryetarëve ka vendosur që ligji nuk është më në fuqi. Konferenca e kryetarëve nuk shfuqizon dot ligjin. Sot bëhet 1 vit që kryeministri është përgjigjur në komisionin hetimor dhe nuk do të tjera. Të drejtën e opozitës për komisione hetimore nuk e hiqni dot. Nesër bëhet 1 vit nga agresioni rus në Ukrainë, s’kishte diçka më shumë Putini se ç’po ndodh këtu. Po shihnim pamje të shëmtuara që zonjat deputete po shtyheshin nga Garda dhe të gjithë ne këtu përtej kaheve politike duhet reaguar. Do e thoja dhe nëse do ishte për gratë socialiste. Duhet të merrni masa për trajtimin e grave deputete nga seanca'- tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 23 shkurt 2023

Sondazh

Poll