Bota

Plaçkitje e shkelje e rregullave të ndërtimit, shkon në 340 numri i të arrestuarve në Turqi pas tërmeteve shkatërruese

Gjithashtu, për 71 të dyshuar janë lëshuar urdhërarreste dhe për 61 janë lëshuar urdhër-arrest.

23 Shkurt 2023, 10:12 Nga a.l
Plaçkitje e shkelje e rregullave të ndërtimit, shkon në
arrestime në Turqi

TURQI- Numri i personave të arrestuar me akuzën e plaçkitjes dhe shkeljes së rregullave të ndërtimit pas tërmeteve në Turqi ka kaluar në 340.  Mediat e huaja raportojnë se, si rezultat i hetimeve të nisura nga kryeprokurorët e 11 provincave të prekura nga tërmetet, u identifikuan 564 të dyshuar për shkelje të rregullave të ndërtimit të objekteve të shembura si pasojë e lëkundjeve. Të paktën 160 prej tyre u arrestuan. Pjesa tjetër janë në kërkim

Gjithashtu, për 71 të dyshuar janë lëshuar urdhërarreste dhe për 61 janë lëshuar urdhër-arrest. Tetëmbëdhjetë persona ishin ende në paraburgim nën drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe 11 të dyshuar ishin shpallur të vdekur. Gjashtë të dyshuar janë gjetur jashtë vendit, ndërsa 62 të dyshuar janë liruar pas deklaratave të tyre. Hetimet e grabitjes identifikuan 282 të dyshuar në 351 incidente. 181 nga këta të dyshuar janë arrestuar nga njësitë gjyqësore dhe 35 janë nën shqyrtim gjyqësor.

termeti ne turqi

Sondazh

Poll