Bota

Zvicra në mbështetje të Ukrainës/ Bën gati paketën e re të ndihmës prej 140 milionë frangash

Shumica e fondeve të propozuara 114 milionë franga janë të destinuara për Ukrainën dhe 26 milionë franga për Moldavinë.

23 Shkurt 2023, 09:52 Nga a.l
Zvicra në mbështetje të Ukrainës/ Bën gati paketën
Zvicër

ZVICËR- Qeveria zvicerane i ka kërkuar parlamentit të miratojë dërgimin e 140 milionë frangave (151 milionë dollarë) në ndihmë humanitare shtesë për Ukrainën dhe Moldavinë. Mediat e huaja raportojnë se Zvicra ka ndarë tashmë 1.3 miliardë franga për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë 270 milionë franga për të ndihmuar popullsinë dhe më shumë se 1 miliard franga për të mbështetur ukrainasit që ikën në Zvicër. Rreth 75,000 ukrainas kanë marrë azil në Zvicër që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

"Ne mund ta mbështesim Ukrainën në mënyrë humanitare, diplomatike dhe me qëllim të rimëkëmbjes. Nevojat në terren janë të mëdha," tha ministri i jashtëm italian Ignazio Cassis në një konferencë shtypi në Bernë.

Shumica e fondeve të propozuara 114 milionë franga janë të destinuara për Ukrainën dhe 26 milionë franga për Moldavinë. Ndihma e planifikuar përfshin strehimore për shkolla, riparime spitalesh dhe infrastrukturë energjetike, si dhe kredi të vogla për ndërmarrjet e vogla bujqësore. Ndër projektet që mund të mbështeten janë çminimi, mbështetja psikologjike dhe sociale e popullsisë.

Zvicra neutrale pranoi sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, duke përfshirë kufizime ndaj 1300 individëve dhe një ngrirje të aseteve prej 7.5 miliardë frangash. Në të njëjtën kohë, Berna bllokoi eksportet e mëtejshme të armëve të prodhimit zviceran nga Gjermania, Danimarka dhe Spanja në Kiev, duke përmendur ligjet e saj të neutralitetit. Një sondazh nga instituti kërkimor Sotomo në përvjetorin e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, tregoi se popullsia zvicerane tani është e ndarë se sa aktivisht vendi duhet të ndihmojë Kievin.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 08:59 a.l

Një emër tjetër për Asociacionin?

Albin Kurti KOSOVË- Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jet&eum...