Bota

'Putin i vendosur për të vijuar betejën'/ Shefi i inteligjencës gjermane: Rusia mund të mobilizojë edhe 1 milionë trupa të tjerë ushtarakë

Kahl shtoi se lufta në shumë aspekte doli të ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo që ishte parashikuar në Moskë, Kiev dhe Perëndim.

23 Shkurt 2023, 09:56 Nga a.l
'Putin i vendosur për të vijuar betejën'/ Shefi i
Bruno Kahl

GJERMANI-  Presidenti i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane Bruno Kahl ka deklaruar se Rusia mund të mobilizojë deri në një milion trupa më shumë për luftën kundër Ukrainës, nëse e konsideron të nevojshme. Kahl kujtoi se në vjeshtën e vitit 2022, Federata Ruse mobilizoi rreth 300,000 njerëz, disa prej tyre janë ende duke kaluar trajnime, disa tashmë janë dërguar në fushën e betejës, raportojnë mediat e huaja. 

"Potenciali i mëtejshëm i mobilizimit të Rusisë është një rezervë deri në një milion njerëz nëse Kremlini e konsideron të nevojshme," tha Kahl.

Ai gjithashtu beson se presidenti rus Putin nuk është i gatshëm për negociata dhe po përpiqet të arrijë sa më shumë suksese në fushën e betejës në mënyrë që të diktojë paqen sipas kushteve të tij në të ardhmen. Kahl shtoi se lufta në shumë aspekte doli të ishte krejtësisht e ndryshme nga ajo që ishte parashikuar në Moskë, Kiev dhe Perëndim. Sipas tij, fillimisht Rusia besonte se mund të vendoste kontroll mbi Ukrainën me një numër të vogël veprimesh ushtarake, mjaft simbolike dhe demonstrative. 

lufta ne ukraine bruno kahl

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 08:59 a.l

Një emër tjetër për Asociacionin?

Albin Kurti KOSOVË- Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jet&eum...