Bota

LUFTA/ Putin paralajmëron: Rusia do t'i kushtojë më shumë vëmendje prodhimit të raketave bërthamore

Ai tha se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat, një armë e aftë për të mbajtur disa koka bërthamore – do të vendosen këtë vit.

23 Shkurt 2023, 09:45 Nga a.l
LUFTA/ Putin paralajmëron: Rusia do t'i kushtojë më
Vladimir Putin

RUSI- Një ditë para shënimit të 1- vjetorit të luftës në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka vijuar me deklartat paralajmëruese, duke lënë të nënkuptohet se lufta ende nuk ka mbaruar deh se Rusia do t'i kushtojë më shumë vëmendje prodhimit të raketave hipersonike ose bërthamore. Në një fjalim për të shënuar festën e Mbrojtësit të Atdheut të enjten, zoti Putin tha gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të furnizojë forcat e saj të armatosura me pajisje të përparuara. Siç raportojnë mediat e huaja, Presidenti rus i bëri komentet dy ditë pasi njoftoi se Rusia do të tërhiqej nga traktati i ri START, marrëveshja e fundit e mbetur për kontrollin e armëve me Uashingtonin. Traktati përcaktonte kufizimin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokonte secili vend.

Ashtu si më parë, ne do t’i kushtojmë vëmendje të shtuar forcimit të treshes bërthamore,” tha zoti Putin, duke iu referuar raketave bërthamore të bazuara në tokë, det dhe në ajër.

Ai tha se për herë të parë, raketat balistike ndërkontinentale Sarmat, një armë e aftë për të mbajtur disa koka bërthamore – do të vendosen këtë vit.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Bota 23 Shkurt 2023, 08:59 a.l

Një emër tjetër për Asociacionin?

Albin Kurti KOSOVË- Kushti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të mos jet&eum...