Politike

Gjiknuri i del në mbrojtje Tahirit: Drejtësia të bazohet në prova, e me standarde

19 Shtator 2019, 12:25 Nga DOSJA
Gjiknuri i del në mbrojtje Tahirit: Drejtësia të bazohet në

TIRANË- Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dal sot në mbrojtje të Saimir Tahiri, i cili është duke u përballur me Gjykatën.

I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24, komentoi procesin gjyqësor në ngarkim të Tahiri, duke thënë se drejtësia duhet të bazohet në prova.

Duke qenë se vi nga drejtësia, janë disa parime që na kanë udhëhequr, më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg. Nuk mund të paragjykoj vendimin. Vetë ai ka thënë që ka besim te drejtësia. Mendoj nuk janë ato standarde prove për akuzat. Me rëndësi është gjykata të jetë e pavarur në vendimin e saj. Më mirë të kemi një drejtësi të mbështetur në prova se të kënaq orekset politike. Çështja do të marrë kohë se edhe do të apelohet. Shpresoj të jetë i bazuar në prova, e me standarde. Nuk paragjykoj procesin, nuk jam pjesë e tij. E rëndisshme është të të jetë i bazuar në ligj e t’i shërbejë të mirës publike.” u shpreh Gjiknuri.

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Ish-ministri mbrohet në gjykatë duke sulmuar edhe ish-ministrin Fatmir Xhafajn.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri gjyqi kunder tahirit saimir tahiri damian gjiknuri gjyqi kunder tahirit saimir tahiri

Sondazh

Poll