Politike

E akuzoi se i vdiq pacienti në duar, doktori i përvishet Berishës: Ti e di sa e dhimbshme është, më vjen keq se të kam pa

19 Shtator 2019, 11:38 Nga DOSJA
E akuzoi se i vdiq pacienti në duar, doktori i përvishet

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha në një status në rrjetet sociale denoncoi një ditë më parë një mjek, qe sipas Berishës ishte fajtor për humbjen e një pacienti.

Në denoncimin në Facebook, Berisha shkruante se arsyeja e vdekjes së pacientiti ishte për shkak të ilaçeve të skaduara që u kishte sugjeruar doktori në fjalë.

Vdesin dy te semure brenda jave nga ilaçet e skaduara ne spitalin e Prenjasit!

Familjaret kerkojne ekspertizen por akuzohet Taulant Balla se e pengon ate per te mbrojtur mjekun qe eshte dhe kryetar i PS!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr, Dua te dencoj nje rastet e ndodhura se fundi ne spital prenja Vdes pacienti 2 tashme Nga Nga ilacet e skaduara Edhe nga keq dhenia kurimi nga doktor Sami. Agolli nje koha ishte eshte kruetar partiseë socialiste Prenjas Vdes ne duart e keti doktori brenda 1 jave I ka marr jete 2personave. Familjaret kane kerkuar akt ekspertize Por nderhurja e taulant balles e ka bere teveahtire. Ju lutem publikojeni Edhe anonim ju lutem. Flm,”- shkruante Berisha.

Ndërkohë ditën e sotme ka ardhur edhe reagimi i doktorit Agolli. Me fjalë të zgjedhura, Agolli në një status në Facebook shkruan se i vjen për këto fjalë të denoncuar nga ish-kryeministri pasi e kapasur pedagog mbi të gjitha.

Ai u kërkon ndjesë familjarëve të pacientit Gega më pas dhe shkruan se çfarë ka ndodhur sipas tij me të ndjerin. Sipas doktorit, Isuf Gega ka ndërruar jetë në Spitalin e Përrenjasit ne mesnatën e datës 12 shtator.

Agolli shton se për trajtimin e bërë ka një kartelë ditore, e cila është në prokurorinë e Elbasan.

“Përgjigje z. Sali Berisha.

Dhe një herë ngushëllime familjes Gega për ndarjen nga jeta të njeriut tyre të dashur. Isufi vdiq në Spitalin e Përrenjasit ne mesnatën e datës 12 shtator. Për trajtimin e bërë nga ana ime, ka një kartelë ditore, e cila është në prokurorinë e Elbasan.

Është bërë autopsia dhe po bëhen ekzaminimet e ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë rezultatet e të cilës nuk kanë dalë akoma se zgjasin në kohë. Nëse unë kam gabuar në trajtimin e bërë, do të mbaj përgjegjësinë e do pranoj dënimin që më takon.

Në mjekësi si në cdo fushë tjetër, punojnë mjekë, apo infermierë me bindje te ndryshme, po në raport me të sëmurët janë mjekë e infermierë. Secili bën punën e vet pa hijen apo mbrojtjen e askujt. Secili punon për të mjekuar e shëruar të sëmurin e jo për t’i marrë jetën.

Më vjen keq për z.Berisha të cilin e kam pasur dhe profesor që përcjell informacione të tilla. Ai nuk duhet ta ketë harruar dhimbjen e mjekut kur e humb pacientin e vet.

Ngushëllime dhe ndjesë familjes Gega për këtë prononcim.

S.A.,”– përfundon statusin e tij doctor Sami Agolli.

Ndërkohë Dosja.al u interesua për çështjen në fjalë dhe kuptoi se si ndodhi vërtet ngjarja ku pacienti Isuf Gega ndërroi jetë. Burime nga spitali i Prrenjasit sqaruan për Dosja.al se pacienti Gega ka ndërruar jetë në autoambulancë rrugës për në spitalin e Librazhdit.

Ai dyshohet të ketë pësuar infarkt në spitalin e Prrenjasit dhe për shkak të mungesës së kardiologut është nisur drejt spitalit të librazhdit. Rrugës ka ndërruar jetë.

Ndërsa në morg, vdekjen e pacientit e kanë regjistruar si vdekje në ambjentet e shtëpisë. Të afërmit kanë mbërritur në spital për ta rregulluar këtë përshkrim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perplasja e berishes me doktor agollin sali berisha sami agolli perplasja e berishes me doktor agollin sali berisha sami agolli

Sondazh

Poll