Bota

Sherri brenda një Uber-i në SHBA/ Vrau nënën e tre fëmijëve, 24- vjeçarja kërkon të lirohet nga burgu: Fëmija që kam në bark nuk ka bërë krim

Sipas avokatëve, fëmija i Harrell po merr kujdes të pamjaftueshëm para lindjes dhe po mbyllet në mënyrë të paligjshme.

21 Shkurt 2023, 13:59 Nga a.l
Sherri brenda një Uber-i në SHBA/ Vrau nënën e tre
Vrasja në Florida

SHBA- Një grua shtatzënë nga Florida e akuzuar për vrasjen e një nëne të tre fëmijëve në një Uber vitin e kaluar ka kërkuar të lirohet nga burgu sepse fëmija që mban në bark nuk ka kryer një krim. Në një argument të pazakontë ligjor, avokatët e Natalia Harrell, 24 vjeç, paraqitën një mocion në emër të fetusit të saj, duke pohuar se ajo nuk duhet të jetë pas hekurave pa u akuzuar për një vepër penale.

Sipas avokatëve, fëmija i Harrell po merr kujdes të pamjaftueshëm para lindjes dhe po mbyllet në mënyrë të paligjshme. Çështja pretendon se fetusi duhet të lirohet në pritje të gjyqit, gjë që do të nxirrte domosdoshmërisht Harrell, e cila po përballet me një vrasje të shkallës së dytë, nga burgu, shkruajnë mediat e huaja. 

Videoja e re e publikuar javën e kaluar tregoi momentin kur ajo goditi për vdekje nënën e tre fëmijëve Yvette Borcela brenda një Uber në të cilin ata po udhëtonin me pesë persona të tjerë pas një nate festimi në Miami korrikun e kaluar. Avokati i Harrell-it, William Norris, pohon se klienti i tij qëlloi Borcelën, sepse ajo u hodh drejt saj gjatë debatit dhe se kishte frikë për sigurinë e foshnjës së saj.

natalia harrell

Sondazh

Poll