Asosacioni i komunave serbe/ Kurti: Duhet t’i përmbahemi propozimit evropian, e jo interesit të njërës palë
Albin Kurti SERBI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...
Kryeministri Kurti tha se tash për tash nuk mund të jap më shumë hollësi rreth takimit, por theksoi se propozimi evropian është “platformë solide” për të ecur përpara.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se pret që takimi i 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, të përqendrohet në propozimin evropian dhe jo në interesin e njërës palë, duke iu referuar Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Javën e kaluar shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka një takim të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre në bazë të propozimit evropian.
“Janë pesë fjali të preambulës, dhjetë nene gjithsej dhe unë besoj që duhet t’i përmbahemi propozimit që kemi marrë e jo interesit të njërës palë”, tha të martën në Prishtinë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Kurti tha se tash për tash nuk mund të jap më shumë hollësi rreth takimit, por theksoi se propozimi evropian është “platformë solide” për të ecur përpara.
“Ne presim që edhe të ketë diskutime të mëtutjeshme edhe të ecim përpara mbi bazën e atij propozimi. Mirëpo, për gjëra të tjera nuk mund të flasim tani edhe për shkak se jo pak varet nga ndërmjetësit. Pra, pas ditës së hënë do të mund të dimë më shumë se çka e kur”, tha ai.
Në janar të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për t'i bindur ata që të nënshkruajnë një marrëveshje në bazë të propozimit ndërsa u thanë se duhet të deklarojnë deri në mars nëse e pranojnë planin ose do të përballen me pasoja.
Trysnia për propozimin është shtuar mes frikës së perëndimit se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë tensionet ndërmjet palëve për të nxitur destabilizim në Ballkan në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga agresioni i saj në Ukrainë.
Udhëheqësit e të dyja vendeve thanë se e pranojnë në parim propozimin evropian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të siguruar një marrëveshje, diplomacia perëndimore ka shtuar trysninë mbi Prishtinën për të zbatuar një marrëveshje të vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Prishtina ka hezituar të zbatojë marrëveshjen nga frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje, megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar atë se kjo nuk do të ndodhë./ VOA
Albin Kurti SERBI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç,...
Emmanuel Macron Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vazhdojë me planet e tij për reformën në pensione, pavarësisht pro...
Bucha UKRAINË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi të martën në Bucha për të bërë homazhe ndaj civil...
Anton Gerashchenko UKRAINË- Një këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka përfunduar fjalimin e tij të paralajmëruar për ditën e sotme në Asamble...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti Vladimir Putin, për gati 2 orë mbajti një fjalim në Asamblenë Federale. Ai doli kund&eum...
Jake Sullivan RUSI- Këshilltari i Sigurimit kombëtar të SHBA-së, Jake Sullivan ka reaguar në emër të Shtëpis&e...
BE RUSI- Bashkimi Evropian (BE) ka rënë dakord të zgjasë sanksionet kundër Rusisë deri më 24 shkurt 2024, të n...
Tërmet në Turqi TURQI- Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se pas tërmetit me ma...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin njofton se Rusia po pezullon pjesëmarrjen në New Start, një traktat strategjik p&eum...