Bota

Zyrtari Ukrainas 'shpërthen' ndaj Putin pas fjalimit: Hajdut i pafytyrë! Heshti për grurin që vodhi në Ukrainë

Gerashchenko tha se gruri është vjedhur nga Ukraina. 

21 Shkurt 2023, 13:20 Nga a.l
Zyrtari Ukrainas 'shpërthen' ndaj Putin pas fjalimit: Hajdut i
Anton Gerashchenko

UKRAINË- Një këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko ka kritikuar ashpër fjalimin e presidentit rus Vladimir Putin i cili sipas tij në fjalimin e mbajtur sot mburrej me prodhimin rekord të grurit në Rusi. Gerashchenko tha se gruri është vjedhur nga Ukraina. 

"Hajduti i pafytyrë tha se fermerët rusë korrën një "korrje rekord" vitin e kaluar. Dhe ai me turp heshti për faktin se ishte vjedhur grurë ukrainas, i cili u transportua në Federatën Ruse me trena mallrash", tha ai. 

Fjalimi vjen në një moment shumë simbolik, pothuajse një vit pasi Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës dhe një ditë pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev. Putin do të informojë elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë dhe shumë presin të dëgjojnë planet e tij në vitin e ardhshëm. 

 

 

anton gerastshenko

Sondazh

Poll