Bota

Nga traktati i kontrollit të armëve tek akuzat ndaj Perëndimit: pikat kyçe nga fjalimi i Putin

Putin doli kundër Perëndimit duke u përpjekur të qetësojë një komb që ka parë mijëra njerëz të tij të vdesin në Ukrainë.

21 Shkurt 2023, 13:10 Nga A.B
Nga traktati i kontrollit të armëve tek akuzat ndaj Perëndimit:
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti Vladimir Putin, për gati 2 orë mbajti një fjalim në Asamblenë Federale. Ai doli kundër Perëndimit duke u përpjekur të qetësojë një komb që ka parë mijëra njerëz të tij të vdesin në Ukrainë.

Ja cilat janë pikat kryesore që tha sot Putin:

-Rusia pezulloi pjesëmarrjen në traktatin e saj të fundit të armëve bërthamore me SHBA-në që synonte të kufizonte përhapjen e tyre.

-Ai fajësoi Perëndimin për luftën në Ukrainë duke thënë se ata kanë nisur konflikte në të gjithë globin.

-Putin u mburr për stabilitetin e ekonomisë së Rusisë pavarësisht sanksioneve, duke përfshirë se inflacioni është gjysma e atij në Perëndim.

-Një fond special do të krijohet për ushtarët rusë të papaguar dhe familjet e tyre

-Presidenti u bëri thirrje oligarkëve që shpenzojnë paratë e tyre në Perëndim për të investuar në Rusi

- Ai tha se Rusia do të mbajë zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

vladimir putin

Sondazh

Poll