Bota

'Perëndimi ka kërcënuar Rusinë'/ SHBA-ja reagon pas fjalimit të Putin: Kjo deklaratë është absurde!

Duke folur disa orë përpara se presidenti Joe Biden të mbante fjalimin e tij në Varshavë për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftës nga Putin, Sullivan tha se lideri i Kremlinit ishte agresori.

21 Shkurt 2023, 13:02 Nga a.l
'Perëndimi ka kërcënuar Rusinë'/ SHBA-ja reagon
Jake Sullivan

RUSI- Këshilltari i Sigurimit kombëtar të SHBA-së, Jake Sullivan ka reaguar në emër të Shtëpisë së Bardhë për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin në fjalimin e mbajtur sot në Asamblenë Federale ku ndër të tjera paralajmëroi se do të merrte masa për mbështetjen e Perëndimit ndaj Ukrainës. Sullivan i komenton si absurde pretendimet e liderit rus se është kërcënuar nga Perëndimi. 

"Askush nuk po sulmon Rusinë.Ka një lloj absurditeti në nocionin se Rusia ishte nën një formë kërcënimi ushtarak nga Ukraina apo dikush tjetër," u tha gazetarëve këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan .

Duke folur disa orë përpara se presidenti Joe Biden të mbante fjalimin e tij në Varshavë për të shënuar përvjetorin e fillimit të luftës nga Putin, Sullivan tha se lideri i Kremlinit ishte agresori.

"Kjo ishte një luftë e zgjedhur. Putin zgjodhi ta luftonte atë. Ai mund të kishte zgjedhur të mos e bënte. Dhe ai mund të zgjedhë edhe tani t'i japë fund, të shkojë në shtëpi. Rusia ndalon së luftuari në Ukrainë dhe shkon në shtëpi, lufta mbaron.Ukraina ndalon së luftuari dhe Shtetet e Bashkuara dhe koalicioni nuk i ndihmojnë ata të luftojnë - pastaj Ukraina zhduket nga harta",  tha Sullivan.

Biden do të mbajë fjalimin e tij rreth orës 16:30 pas bisedimeve me presidentin polak Andrzej Duda, i cili ka qenë një avokat kryesor për mbështetjen për Ukrainën brenda BE-së dhe NATO-s dhe një ditë pas një vizite të papritur në Kiev.

fjalimi i putin 21 shkurt

Sondazh

Poll