Bota

Tensionet me Turqinë/ Dendias: Greqia po i shmang! Blinken: Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë diplomatike

Blinken përmendi se Greqia dhe Turqia janë partnerë, aleatë dhe miq dhe se SHBA-ja vazhdon të bashkëpunojë me ta dhe përmes NATO-s për sigurinë në rajon.

21 Shkurt 2023, 13:48 Nga a.l
Tensionet me Turqinë/ Dendias: Greqia po i shmang! Blinken:
Antony Blinken dhe Nikos Dendias

GREQI- Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken ku kanë diksutuar mbi tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Pas takimit, zyrtarët kanë dalë në një deklaratë për shtyp. Gjatë fjalës së tij Dendias theksoi se Greqia po bën përpjekje për të shmangur tensionet në rajoni, duke nënvizuar njëkohësisht se ka informuar plotësisht homologun amerikan për veprimet që janë ndërmarrë deri më tani. Në fakt, ai e përshkroi Mevlut Çavusoglun, të cilin e takoi në Turqi pas tërmetit shkatërrues, si “mik” . Nga ana tjetër, Anthony Blinken theksoi se kërcënimet që rrisin tensionin duhet të shmangen. Blinken përmendi se Greqia dhe Turqia janë partnerë, aleatë dhe miq dhe se SHBA-ja vazhdon të bashkëpunojë me ta dhe përmes NATO-s për sigurinë në rajon.

“(...) Le t’i zgjidhim çështjet në mënyrë diplomatike dhe të shmangim kërcënimet që vetëm sa rrisin tensionin. Dhe këto janë më të vështira në periudhën parazgjedhore”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se nëse shikohet rajoni në tërësi dhe çfarë po bën Greqia për t'u bërë një qendër energjetike për të lidhur Evropën dhe Afrikën, për të bashkuar vendet, përmes bashkëpunimit , kjo është shumë e rëndësishme. Ai shtoi se nëse zgjidhen mosmarrëveshjet ose kur ato zgjidhen do të hapen mundësi më të mëdha se ato që shohim sot për popullin grek dhe turk. Duke përmbledhur, kreu i Departamentit të Shtetit tha se është e rëndësishme që miqtë dhe partnerët të menaxhojnë në mënyrë diplomatike dhe paqësore mosmarrëveshjet e tyre dhe se SHBA-ja do t'i mbështesë këto përpjekje.

antony blinken ne greqi

Sondazh

Poll