Bota

'Ju nuk jeni vetëm'/ Meloni homazhe për viktimat e masakrës në Bucha të Ukrainës

Kryeministrja vizitoi kishën ortodokse të Shën Andreut në Bucha dhe vendosi një kurorë me lule për viktimat që u varrosën në një varr masiv.

21 Shkurt 2023, 13:31 Nga a.l
'Ju nuk jeni vetëm'/ Meloni homazhe për viktimat e
Bucha

UKRAINË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi të martën në Bucha për të bërë homazhe ndaj civilëve që u masakruan atje pas pushtimit rus të Ukrainës dhe u prek teksa dëgjoi historitë e mizorive. Pasi pa një ekspozitë të vogël me foto nga tmerret e masakrës, Meloni i kërkoi përkthyeses të përkthente mesazhin – “nuk je vetëm”.

"Ju mund të mbështeteni te Italia. Ne kemi qenë me ju që nga fillimi dhe do të jemi deri në fund. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë. Ne do të luftojmë për ju dhe lirinë tuaj" u tha Meloni zyrtarëve ukrainas në Bucha.

Kryeministrja vizitoi kishën ortodokse të Shën Andreut në Bucha dhe vendosi një kurorë me lule për viktimat që u varrosën në një varr masiv. Zyrtarët lokalë i dhanë Melonit një medalje të bërë nga plumba të përdorur dhe ajo lexoi me kujdes mbishkrimin në anën e pasme - "Qyteti nuk u pushtua". Më pas Meloni u nis për në Irpin, një qytet tjetër ku civilët u vranë pas pushtimit nga forcat ruse.

giorgia meloni

Sondazh

Poll