Bota

'Jemi të sigurt në fuqinë tonë'/ Putin përfundon fjalimin me një mesazh: E vërteta është me ne

Në përfundim të fjalës, lideri rus lavdëroi njerëzit që kishin dhuruar për të mbështetur luftëtarët në vijën e frontit në Ukrainë dhe refugjatët, ndërsa dha edhe një mesazh duke thënë se rusët e bashkuar janë më të sigurt në fuqinë e tyre. 

21 Shkurt 2023, 13:11 Nga a.l
'Jemi të sigurt në fuqinë tonë'/ Putin
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka përfunduar fjalimin e tij të paralajmëruar për ditën e sotme në Asamblenë Federale, e cila zgjati rreth 2 orë. Në përfundim të fjalës, lideri rus lavdëroi njerëzit që kishin dhuruar për të mbështetur luftëtarët në vijën e frontit në Ukrainë dhe refugjatët, ndërsa dha edhe një mesazh duke thënë se rusët e bashkuar janë më të sigurt në fuqinë e tyre. 

"Rusia do t'i përgjigjet çdo sfide. Sepse të gjithë jemi një vend i vetëm. Ne jemi një popull i madh i bashkuar. Ne jemi të sigurt në fuqinë tonë. E vërteta është me ne. Faleminderit",tha Putin. 

Fjalimi vjen në një moment shumë simbolik, pothuajse një vit pasi Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës dhe një ditë pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev. Putin do të informojë elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë dhe shumë presin të dëgjojnë planet e tij në vitin e ardhshëm. 

fjalimi i putin 21 shkurt

Sondazh

Poll