Politike

Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, miratohen ndryshimet në Kodin Penal

19 Shtator 2019, 11:34 Nga DOSJA
Kuvendi rrëzon dekretet e Metës, miratohen ndryshimet në Kodin

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë me votat e maxhorancës ka rrëzuar dekretin e Metës që ktheu për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Pneal.

Me 85 vota kundër është rrëzuar ky dekret, por 11 deputetë të tjerë kanë votuar pro Presidentit. Një tjetër dekret që është rrëzuar në Kuvend është dhe ai për Akademinë e Shkencave, ku votuan 78 deputetë kundër dhe 20 pro.

Po ashtu sot është miratuar dhe marrëveshjet Shqipëri-Kosovë-KE, si dhe huaja që do të merret nga  BERZH për tregtinë.

Seanca e sotme në Kuvend ka kaluar pa debate të nxehta. Deputetët kanë diskutuar për dekretet e Presidentit, të cilat janë rrëzuar me shumicë votash. Është miratuar sot ligji për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimet në Kodin Penal. Maxhoranca ka hedhur akuza kundër Metës, duke thënë se nuk ishte bazuar askund në kthimin e ligjeve. Opozita e re kërkoi diskutime për Reformën Zgjedhore.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndryshimet e kodit penal rrezohen dekretet e metes seanca plenare 19 shtator 2019 ndryshimet e kodit penal rrezohen dekretet e metes seanca plenare 19 shtator 2019

Sondazh

Poll