Sport

Champions League/ Klopp nuk ka frikë nga Real Madridi: "Më mirë që përballemi me ta sot, se para disa javësh"...

“Reali është gjithmonë Real, ata kurrë nuk e humbin besimin dhe ne mund të mësojmë shumë nga los blancos”

20 Shkurt 2023, 15:44 Nga DOSJA
Champions League/ Klopp nuk ka frikë nga Real Madridi: "Më

ANGLI - Jurgen Klopp, i cili foli në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së parë të 1/16-tës së Champions League, e prezantoi ndeshjen e madhe kundër Real Madridit kështu: “Nuk e kisha parë më finalen në Paris deri këtë fundjavë. Tani që e kam parë, e di pse nuk e kisha parë (qesh). Reali është gjithmonë Real, ata kurrë nuk e humbin besimin dhe ne mund të mësojmë shumë nga ‘los blancos’. Megjithatë, këtë herë dy ekipe të ndryshme do përballen me njëri-tjetrin në krahasim me finalen”.

A do të jetë Darvin Nunez atje?
"Ka një mundësi. Duhet të shohim se si është ai sot, pastaj do të marrim një vendim."

Si ndiheni për këtë sfidë?
"Jam shumë i lumtur që mund t'i luajmë këto ndeshje të dyfishta tani dhe jo disa javë më parë. Duhet të bëjmë një super paraqitje, dy super paraqitje për të thënë të vërtetën. Reali, nga ana tjetër, nuk ka nevojë të luaj një super ndeshje, por ka edhe shansin për të kaluar”.

Çfarë prisni nga fansat tuaj nesër?
"Ne gjithmonë punojmë shumë për të arritur në Champions League dhe mendoj se këto janë momente për t'u çmuar. Do të jetë një ndeshje e veçantë. Pres që Anfield të jetë në majë të gishtave... Tifozët na kanë parë në formë më të mirë në dy ndeshjet e fundit. mund të presin diçka më shumë”.

Cili është mendimi juaj për trajnerin Ancelotti?
"Carlo është trajneri më i relaksuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. E respektoj shumë, e admiroj shumë. Real Madridi ka një skuadër të klasit botëror, të cilit i ka shtuar lojtarë të rinj super emocionues."

Si do të përpiqeni të mposhtni Realin?
"Para së gjithash duhet të luajmë me respekt. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Ne do të përpiqemi me çdo mënyrë për ta lënduar atë."

Komentoni për Vinicius dhe fyerjet raciste?
"Asgjë në botë nuk mund të justifikojë sharjet raciste. Me sa di unë, ai është një lojtar i klasit botëror. Ne nuk duhet t'i japim atij shansin të shkojë një kundër një."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...