Sport

E RRALLE! Barcelona ka përdorur 26 skema mbrojtëse në 34 ndeshje!...

Një numër jashtëzakonisht i madh lojtarësh në formacione të ndryshme janë përdorur nga Xavi në linjën mbrojtëse të Barcelonës deri në këtë pikë të sezonit.

20 Shkurt 2023, 15:14 Nga DOSJA
E RRALLE! Barcelona ka përdorur 26 skema mbrojtëse në 34

SPANJE - Linja mbrojtëse që përdori Xavi në ndeshjen e Barcelonës kundër Cadizit, ajo e formuar nga: Kounde, Christensen, Erik Garcia dhe Balde, ishte e paprecedentë këtë vit.  Në fakt, ishte përbërja e 26-të në 34 ndeshjet zyrtare, që Barcelona ka luajtur deri më tani në sezon, një numër shumë i madh krahasuar me ato të mëparshme.

Një lëvizje kaq e madhe mbrojtëse është për shkak të disa faktorëve. E para, janë dëmtimet e Kounde, Christensen, Araujo, Bergerin dhe Sergi Roberto. Ato e kanë detyruar trajnerin e ‘blaugranas’ të riorganizojë pozicionet dhe madje të zhvendosë lojtarët në pozicionet e tyre të pazakonta.

Duhet mbajtur parasysh, për më tepër, se Pique ishte në formacion deri në ndërprerjen e Botërorit dhe mbuloi edhe disa humbje për shkak të dëmtimeve. Tani është një gjë e së kaluarës nga klubi. Për shkak të mungesave, Xavi ripërdori Marcos Alonso si qendërmbrojtës. Te Chelsea ai nuk u përdor mjaftueshëm në këtë pozicion, por te Barça është mësuar të luajë edhe në këtë pozicion.

Përveç kësaj, ka edhe arsye teknike. Trajneri katalanas nuk u bind nga ecuria e mbrojtësve të djathtë dhe ka përfunduar duke përdorur pesë lojtarë. Ai e ka nisur me dyshen Sergi Roberto-Bellerin, por ka përdorur edhe Balde-Araujo dhe në një masë më të madhe Kounden, i cili po bëhet gjithnjë e më i fortë.

Me Sergi Roberton kanë vepruar tetë mbrojtje të ndryshme, ndërsa me Kounden arrijnë në gjashtë, si me Bergerin. Linja mbrojtëse më e përdorur është ajo e formuar nga Kounde, Araujo, Eric Garcia dhe Balde, që u rreshtuan kundër Valladolid, Sevilla dhe Elche në La Liga plus Real Sociedad në Kupa e Mbretit. Më pas është ai i përbërë nga Kounde, Araujo, Christensen dhe Balde kundër Atlético, Betis dhe Villarreal.

Ja tetë kompozimet me Sergi Roberton:

Sergi Roberto - Christensen - Kounde - Alba

Sergi Roberto - Christensen - Eric Garcia - Marcos Alonso

Sergi Roberto - Christensen - Marcos Alonso - Alba

Sergi Roberto - Kounde - Eric Garcia - Balde

Sergi Roberto - Kounde - Marcos Alonso - Alba

Sergi Roberto - Kounde - Christensen - Balde

Sergi Roberto - Eric Garcia - Pique - Makos Alonso

Sergi Roberto - Araujo - Kounde - Alba

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...