Sport

E FUNDIT! Fondi amerikan, gati të financojë familjen Glazer, nëse ata heqin dorë nga ideja për shitjen e Manchester United…

'ESPN' avancon këtë të diel që Elliott Management ende synon të investojë në klubin anglez

20 Shkurt 2023, 11:27 Nga DOSJA
E FUNDIT! Fondi amerikan, gati të financojë familjen Glazer, nëse

ANGLI - Fondi amerikan ‘Elliott Management’ do të ketë demonstruar këtë të dielë synimin e tij për të mbështetur financiarisht familjen Glazer, nëse ajo nuk vazhdon me idenë e shitjes së Manchester United dhe do të vazhdojë me drejtimin e klubit anglez.

Informacioni po avancohet nga ‘ESPN’, i cili shton edhe synimin e fondit me qendër në Nju Jork, për të investuar te ‘Djajtë e Kuq’. 

Kjo pikë e fundit mund të jetë e mjaftueshme që pronarët aktualë të klubit të ndryshojnë synimin e tyre për të shitur dhe të qëndrojnë në udhëheqjen e Manchester United, edhe kundër kundërshtimit të fortë nga masa shoqëruese.

Të premten e kaluar, miliarderi britanik Jim Ratcliffe, CEO i INEOS dhe sheiku nga Katari, Jassim Bin Hamad Al Thani, CEO i Bankës Islamike, paraqitën propozimet për blerjen e klubit anglez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...