Sport

'Ngatërrohen' rolet te PSG: Luís Campos zbriti nga tribuna për të bërë trajnerin, Galtier e mohon: "Nuk është ndërhyrje”...

Drejtori sportiv u shfaq në zonën teknike në 15 minutat e fundit të ndeshjes kundër Lille, me Galtier që luante një rol më të vogël.

20 Shkurt 2023, 11:12 Nga DOSJA

'Ngatërrohen' rolet te PSG: Luís Campos zbriti nga tribuna

FRANCE - Paris Saint-Germain fitoi me kosto të madhe ndaj Lille (4-3) në një ndeshje në Ligue 1, që u shënua nga një moment që ilustron mirë hutimin dhe kaosin që po përjetojnë kampionët francezë. 

Rreth 15 minuta nga fundi i ndeshjes, dhe me parizienët që po humbisnin në shtëpi me rezultat 2-3 nga formacioni i Paulo Fonseca, drejtori sportiv i PSG-së, Luís Campos, zbriti nga tribuna në zonën teknike, për t'u bërtitur lojtarëve dhe elementëve të tjerë të lidhur në lojë, me trajnerin Christophe Galtier në një zonë më të largët, duke marrë një rol dytësor. PSG, duhet theksuar, do të reagonte dhe do të triumfonte.

Gjithsesi, pas ndeshjes tekniku Christophe Galtier zhvlerësoi faktin që Luís Campos, drejtori sportiv i PSG-së, zbriti nga tribuna në zonën teknike për t'u bërtitur lojtarëve të klubit parizian, në duelin me Lille, duke bërë njëfarsoji rolin e trajnerit.

"Nuk është aspak ndërhyrje. As në Monaco nuk ka pasur ndërhyrje. Luís (Campos) është i pasionuar pas fitores. Kishte zemërim, por jo ndërhyrje. Unë isha përpara, kështu që nuk pashë se çfarë po ndodhte pas meje. Çfarë tregon kjo? Një vullnet i madh për të pasur sukses. Është e qartë se Luís është pjesë e ekipit teknik. Kjo nuk përbën asnjë problem për mua, sepse nuk ka ndërhyrje tekniko-taktike. Ka pasion",- tha trajneri i PSG-së, pas takimit që parizienët fituan me rezultatin 4-3.

Edhe pse situata është e çuditshme, sipas 'L'Équipe' ky episode është i ligjshëm sipas rregullores së garës. Me fjalë të tjera, Luís Campos mund të ishte efektivisht në atë zonë, si drejtor sportiv. Menaxheri portugez kishte akreditim dhe, për këtë arsye, nuk do të ketë sanksione nga Komiteti Disiplinor i Ligue 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...