Sport

Kanë nisur hetimet, Nagelsmann fyeu gjyqtarët pas humbjes: “Ata janë llum…”

Federata Gjermane ka njoftuar, se bordi disiplinor do të veprojë, pasi të marrë dhe vlerësojë arsyetimet e trajnerit Nagelsmann.

20 Shkurt 2023, 11:50 Nga DOSJA

Kanë nisur hetimet, Nagelsmann fyeu gjyqtarët pas humbjes: “Ata

GJERMANI - Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, rrezikon një dënim të rëndë, pasi ka ndjekur dhe fyer ekipin e arbitrave në ndeshjen ndaj Borussia Monchengladbach, të shtunën, të xhiros së 21-të të Bundesligës, të cilën bavarezët e humbën (2-3).

“Ata janë llum i larë me zbutës”,- ka thenë trajneri 35-vjeçar, i pushtuar nga emocionet, në fund të lojës. Federata gjermane njoftoi të dielën hapjen e një hetimi, të cilit Nagelsmann do t'i përgjigjet me shkrim.

Nagelsmann nuk pranoi kartonin e kuq direkt nga arbitri Tobias Welz ndaj mbrojtësit Dayot Upamecano në minutën e 8-të për "një prekje të lehtë", sipas trajnerit, në shpatullën e kundërshtarit. Trajneri, sapo mbaroi ndeshja, shkoi në dhomën e gjyqtarëve, që të sqarohej me ta. “Zoti im, Zoti im, llum i larë me zbutës. Ata vetëm mund të tallen me mua. Ishte vendim m***”,- ka thënë ai.

Trajneri i konfirmoi fyerjet e tij edhe në një deklaratë për Sky: “Doja që ai ta pranonte gabimin. Ju jeni një qenie njerëzore dhe bëni gabime, kjo është në rregull. Por nuk ishte karton i kuq”.

Reagimi i Nagelsmann u kritikua shpejt nga ish-ndërkombëtari Lothar Matthaus në të njëjtin kanal televiziv: “Që ai është i zhgënjyer, kjo është e mirë. Por ne shpresojmë, jo vetëm nga trajneri i Bayernit, por nga të gjithë në fushë, që ata të zgjedhin fjalët e duhura dhe të kontrollojnë nervozizmin e tyre. Këto gjëra ndodhin në vapën e momentit, por ai është trajner i Bajernit”,- tha Matthaus.

Trajneri i bavarezëve më vonë iu drejtua Twitter-it për t’u shprehur se ai e kaloi kufirin. “Emocionet janë pjesë e sportit. Megjithatë, më duhet të kërkoj falje për zgjedhjen e fjalëve drejtuar ekipit të arbitrave të Tobias Weltz. Fatkeqësisht shkova shumë larg”,- ka shkruar ai.

Kanë nisur hetimet, Nagelsmann fyeu gjyqtarët pas humbjes: “Ata

Gjithsesi, Federata Gjermane njoftoi, se bordi disiplinor do të veprojë, pasi të marrë dhe vlerësojë arsyetimet e trajnerit Nagelsmann.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...