Sport

Mourinho kërkon mbështetje: "Në fund të sezonit do të kem shumë për të thënë..."

Trajneri i Romës ka pasur disa kritika, pas fitores ndaj Hellas Veronës, që siguroi vendin e 3-të

20 Shkurt 2023, 10:39 Nga DOSJA

Mourinho kërkon mbështetje: "Në fund të sezonit do

ITALI - Roma priti dhe mposhti Hellas Veronën me rezultatin 1-0, në ndeshjen e xhiros së 23-të të Serisë A, që i lejoi skuadrës nga kryeqyteti italian të kërcejë në vendin e 3-të, me pikë të barabarta me Milanin (44). Pas fishkëllimës së fundit, trajneri José Mourinho u ankua për mungesën e njohjes, duke drejtuar sytë nga gazetarët dhe mbështetësit.

"Fatkeqësisht, ne nuk jemi një ekip, që ka njohjen e duhur. Më vjen keq që njerëzit nuk i japin meritat e duhura për atë që po bëjmë. Njerëzit, ose nuk e kuptojnë, ose nuk duan të kuptojnë",- theksoi ai në blic-intervistën e DAZN.

'Special One' ruajti më shumë shpjegime për fundin e sezonit, në thellësi. "Në fund të sezonit do të kem shumë për të thënë. Ka një vit e gjysmë që kam dhënë një intervistë. Unë flas vetëm me ju dhe në konferencën për shtyp",- theksoi trajneri 60-vjeçar, të cilit nuk i pëlqeu reagimi i tifozëve romakëve në stadiumin Olimpic.

“Kundër Bodos, është mirë kur publiku fiton i vetëm... Sot, nëse djali humb topin vijnë shaka, njerëzit nuk e kuptojnë dimensionin e asaj që po bëjmë. Dhe ju gazetarët nuk na ndihmoni. Ne fituam sonte se ishim me fat. Nuk kam nevojë për fjalë të bukura, por njerëzit kanë. Si mbrojtës i djathtë, nuk kemi Cafu apo Maicon. Bove është më i zoti se ata",- theksoi ai.

José Mourinho gjithashtu raportoi se Roma ka arritur një fitore me shpirt të madh ekipor.  "Ata luajtën shumë mirë për lojën që bënë kundër Hellas Veronës. Është një fitore e merituar për djemtë, të cilët bënë një sakrificë të madhe. Pesë apo gjashtë prej tyre kishin luajtur në Austri",- tha ai duke iu referuar takimit me Salzburg, për Europa League, të enjten, në të cilën Roma u mund (1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...