Sport

‘Mallkimi’ i brazilianit Neymar… u bënë 19 dëmtime që kur ka mbërritur në Paris…

Sulmuesi ka humbur tashmë 86 ndeshje për ekipin parizien, për shkak të problemeve fizike dhe ky ishte dëmtimi i 19-të, ku pesë prej tyre e kanë detyruar Neymarin të ndalojë për më shumë se një muaj.

20 Shkurt 2023, 12:19 Nga DOSJA
‘Mallkimi’ i brazilianit Neymar… u bënë 19

FRANCE - RMC Sport ka llogaritur dëmtimet e ndryshme që Neymar ka pësuar tashmë në shërbim të Paris Saint-Germain-it, i fundit prej të cilëve këtë të dielë, në duelin me Lille (4-3), ku pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë.

Në total, sulmuesi brazilian ka humbur tashmë 86 ndeshje për ekipin parizien, për shkak të problemeve fizike dhe ky ishte dëmtimi i 19-të, ku pesë prej tyre e kanë detyruar Neymarin të ndalojë për më shumë se një muaj.

Që nga viti 2017, viti kur nënshkroi nga Barcelona për 222 milionë euro rekord, braziliani pësoi dëmtimin e shtatë në janar ose shkurt, duke marrë parasysh asociacionet e ndryshme që ndër vite, janë bërë për dëmtimet gjatë karrierës në Brazil.

Në lidhje me këtë veçanti, tashmë është e sigurt që Neymar do të mungojë në duelin me Marsejën javën e ardhshme, duke lënë në ajër dyshimin për mundësinë e rikthimit në kohë për ndeshjen në Allianz Arena, me Bayernin, për ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Shkurt 2023, 10:19

Boris Becker, nga burgu në Berlinale…

Boris Becker, së bashku me të dashurën e tij, Lilian de Carvalho Monteiro GJERMANI - Ish-tenisti i njohur gjerman Boris Becker mori pje...