Sport

‘Armiqësitë’ janë harruar, Ramos: "Jam i kënaqur që Messi tani është në ekipin tim"...

Goli vendimtar i Leos për PSG-në mori lëvdata edhe nga qendërmbrojtësi spanjol: "Nuk më befason. Te Barça ai ishte mësuar të vendoste ndeshjet si sot."

20 Shkurt 2023, 10:03 Nga DOSJA
‘Armiqësitë’ janë harruar, Ramos: "Jam i

FRANCE - Leo Messi ishte një nga protagonistët më të mëdhenj, së bashku me Kylian Mbappe, të fitores së dhimbshme të PSG-së kundër Lille (4-3) të dielën. 

Me një gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 94-t, argjentinasi vulosi fitoren e komplikuar të skuadrës së tij. Ky veprim vendimtar mori lëvdata nga e gjithë bota, veçanërisht nga bashkëmoshatarët e tij.

Një prej tyre ishte Sergio Ramos. Në një kohë jo aq të largët, rivalët e ashpër sportive, të veshur me fanelat e FC Barcelonës dhe Real Madridit, tani ata ndajnë dhomat e zhveshjes te Paris SG-ja dhe janë të kënaqur.

"Nuk jam më i befasuar nga Messi. Te Barça ai ishte mësuar të vendoste ndeshjet si sot. Më vjen mirë që ai është tani në ekipin tim,"- tha Ramos për Leo.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll