VËZHGIMI i Dosja.al: Si mblodhën "yjet turk" 6.1 mln $ për tragjedinë e tërmetit, Kivanç Tatlitug dhe aktorë të tjerë 'lanë' 30% të nevojave të fatkeqëve
Fushata "Turqia - Një zemër" u mbështet nga 213 kanale televizive dhe 562 radio nga e gjithë bota. Në total, donacionet për viktimat e tërmetit arritën në 6.1 miliardë dollarë, shumë kjo e cila mbulon 30% e dëmit total të vlerësuar, e cila u "la" brenda një nate.
TURQI- Mbi 6 miliardë dollarë janë mbledhur për viktimat e tërmetit të Turqisë që nga nisja e fushatës "Turkiye One Heart", me donacione nga kompani, individë dhe institucione përmes transmetimeve të drejtpërdrejta në 200 kanale televizive dhe 500 radio. Por për herë të parë, u bë një fushatë që nuk kishte ndodhur deri më tani. Persona të famshëm nga industri të ndryshme u bashkuan në një fushatë ndihme të transmetimit të drejtpërdrejtë për të tërhequr sa më shumë fansa në mënyrë që të kishte sa më shumë donacione.
Fushata "Turqia - Një zemër" u mbështet nga 213 kanale televizive dhe 562 radio nga e gjithë bota. Në total, donacionet për viktimat e tërmetit arritën në 6.1 miliardë dollarë, shumë kjo e cila mbulon 30% e dëmit total të vlerësuar, e cila u "la" brenda një nate. Paratë do të shpenzohen për të ndihmuar viktimat dhe ndërtimin e shtëpive të reja për ta - pasi problemi më i madh i tërmeteve në Turqi për momentin është furnizimi me shtëpi!
Siç duket edhe nga vëzhgimi që ka bërë Dosja.al, në prapaskenë duke marrë telefonatat e qytetarëve që donin të dhuronin para nga Turqia por jo vetëm u mblodhën "yjet" që kanë ngulur botën para ekranit me filmat dhe serialet e tyre. Ndër ta përmendim: Kıvanç Tatlıtuğ, i cili prej ditësh ka mbledhur ndihma për viktimat e tërmetit, por gjithsesi mori pjesë edhe në mbështetje të fushatës. Por nuk ishte i vetmi.
Të tjerë përmendim; Burak Ozçivit, Engin Akyurek, Baris Arduç, Halit Ergenç (i njohur me rolin e tij të sulltanit Sulejmani i Madhërishëm), Tolgahan Sayisman, Aras Bulut por nuk munguan as koleget femra si Ebru Sahin, Ayça Turan. Të gjithë "yjet" pa asnjë përjashtim ishin veshur me të zeza, pa bizhu dhe me 'makeup' minimal për të respektuat situatën e jashtëzakonshme dhe viktimat e dy tërmeteve që shkaktuan mbi 44 mijë të vdekur.
Aq sukses kishte fushata, saqë edhe kryeministri Edi Rama vendosi që ta bënte donacionin në emër të Shqipërisë në këtë emision duke dhuruar 1 milionë euro.
Paratë e mbledhura nga fushata do t'i dhurohen Gjysmëhënës së Kuqe Turke (Kızılay) dhe AFAD, ministrisë së reagimit ndaj fatkeqësive të Turqisë. Mirëpo kishte dhe kritika.
Në një transmetim që adresonte ngjarjen e drejtpërdrejtë të mbledhjes së fondeve, kryeredaktori i Medyascope, Ruşen Çakır kritikoi aspektin fushatën duke thënë: Shumë nga këto janë para që qeveria i kishte tashmë, e që mund të ishin dhuruar pa shfaqjen e një shfaqjeje të madheDisa nga biznesmenët e mëdhenj që kanë dhuruar po përpiqen të shfajësohen duke bërë donacione para syve të të gjithëve. Edhe pse paratë që janë mbledhur janë të rëndësishme, por mënyra se si mbledhja e fondeve u krye në një mënyrë spektakolare për të tërhequr vëmendjen ka një anë të neveritshme.
Pavarësisht lavdeve dhe kritikave, vijon kërkimi për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Deri më tani, sipas raportimeve në media, numri i viktimave ka shkuar në 44 mijë. Aktualisht në Turqi raportohen 38,044 jetë të humbura ndërsa në Siri janë mbi 5000 viktima.
Sondazh
Konferenca në Mynih, Scholz: Duhet të jemi të përgatitur për një luftë të gjatë
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha ditën e sotme se duhet të përgatitemi për një luftë të gjatë në Ukrai...
Përfundon misioni i Singaporit në Turqi, ekipet e kërkim-shpëtimit kthehen në shtëpi
Ekipi i kërkim-shpëtimit TURQI- Një ekip kërkim-shpëtimi nga Singapori u kthye në shtëpi të premten pas garave...
'Turqia dhe Pakistani si dy shpirtra dhe një zemër', Kryeministri pakistanez premton tenda dimërore për të prekurit nga tërmeti
Pakistan PAKISTAN- Kryeministri i Pakistanit planifikon të takohet me prodhuesit e tendave në vendin e tij në mënyrë që t'u o...
15- vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Urimi i deputetit ukrainas: Po bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën!
Deputeti ukrainas KOSOVË- Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evrop&e...
2 mln euro kokainë e fshehur në frigorifer! Kapet dërgesa nga Ekuadori në portin e Pireut, INFORMACIONI finalizoi operacionin
Kokaina GREQI- Mbi 57 kilogramë kokainë u zbuluan dhe sekuestruan në një kontenier në portin e Pireut, që vinte nga Ekuadori....
Çfarë ndodhi? Rusia humb shpresat për të fituar luftën, paralajmërimi i kolonelit: Po humbim!
Vladimir Putin UKRAINË- Në prag të 1 vjetorit të luftës, Rusia duket se po humbet shpresat për fitore ndaj Ukrainës.&nbs...
Gjykata speciale në Hagë zgjat afatin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli KOSOVË- Gjykata Speciale e Hagës vendosi të zgjasë afatin e paraburgimit për ish-Preside...
'Kurth nga perëndimi për të kontrolluar popullsinë myslimane'/ Talebanët ndalojnë shitjen e kontraceptivëve në 2 qytete në Afganistan
Kontraceptivë AFGANISTAN- Talebanët kanë ndaluar shitjen e kontraceptivëve në dy qytete të Afganistanit, duke pret...
HISTORIA e dashurisë e Suzanës nga Novi Sad dhe Gentit nga Prishtina! Djali: Babai më pyeti pse një vajzë nga Serbia kur ka mijëra femra shqiptare
Historia SERBI-Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës nuk e pengoi një vajzë të re serbe dhe një të riu shqiptar të krij...
Planifikuan të vrisnin presidentin Macron Në 2018, Gjykata dënon 4 anëtarët e ekstremit të djathtë
Emmanuel Macron FRANCË- Gjykata franceze shpalli fajtorë tre anëtarë të një grupi francez të ekstremit të djatht&eu...
