Politike

ME VIDEO- Edi Rama telefonon emisionin turk dhe dhuron LIVE 1 mln euro për të prekurit nga tërmeti: S'e harrojmë çfarë bëtë për ne

Numri një i qeverisë shqiptare telefonoi drejpërdrejt në studio dhe njoftoi se ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro në emër të popullit shqiptar.

16 Shkurt 2023, 00:20 Nga k.m.
ME VIDEO- Edi Rama telefonon emisionin turk dhe dhuron LIVE 1 mln euro për
Pamje nga emisioni

ANKARA- Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhuruar 1 milionë euro për Turqinë. "Shqipëria shpalli zi kombëtare. Nuk do të harrojmë atë që ka bërë Turqia për ne,"-tha Rama gjatë një ndërhyrje live në një emision të televizionit turk "TRT1". Numri një i qeverisë shqiptare telefonoi drejpërdrejt në studio dhe njoftoi se ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro në emër të popullit shqiptar.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Përshëndetje, mirëmbrëma.

Moderatori: Faleminderit që iu bashkuat programin tonë.

Edi Rama: Faleminderit që më telefonuat dhe që jam në televizion. Edhe Shqipëria kishte një ditë zie, më 13 shkurt. Shpresim solidaritet dhe në të njëjtën tonë jemi pranë jush në këtë tragjedi. Nuk do e harrojmë kurrë se çfarë ka bërë Turqia për në gjatë tërmetit dhe pandemisë së koronvirisit. Lutemi për të gjitha familjet.

Moderatori: Faleminderit për solidaritetin tuaj.

Edi Rama: Nëse mundem, qeveria shqiptare do të dhurojë 1 milionë euro. E di nevojat janë shumë më të mëdha, por kaq mund të bëjmë në këtë moment që të jemi bashkë.

Moderatori: Shqipëria mund të jetë vend i vogël, por ka zemër të madhe. Faleminderit që na u bashkuat.

Por ende nuk dihet sesi është marrë vendimi për dhurimin e parave për Turqinë, e nëse i njëjti vendim është marrë edhe për Sirinë që gjithashtu është goditur nga tërmeti. Tanimë në dy vendet janë shënuar mbi 41 mijë viktima.

edi rama

Sondazh

Poll