Bota

Gjykata speciale në Hagë zgjat afatin e paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

17 Shkurt 2023, 17:23 Nga a.l
Gjykata speciale në Hagë zgjat afatin e paraburgimit për Hashim
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

KOSOVË- Gjykata Speciale e Hagës vendosi të zgjasë afatin e paraburgimit për ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Mediat kosovare raportojnë se, vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 dorëzoi aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Gjykata speciale në Hagë zgjat afatin e paraburgimit për Hashim
vendimi

Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

gjykata speciale ne hage

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...