Bota

Çfarë ndodhi? Rusia humb shpresat për të fituar luftën, paralajmërimi i kolonelit: Po humbim!

Koloneli dhe komandanti i batalionit Vostok Aleksandr Khodakovsky, i cili sulmoi afër Vuhledar, shkoi edhe më tej duke këshilluar ushtrinë që të ndalonte.

17 Shkurt 2023, 17:30 Nga a.l
Çfarë ndodhi? Rusia humb shpresat për të fituar
Vladimir Putin

UKRAINË- Në prag të 1 vjetorit të luftës, Rusia duket se po humbet shpresat për fitore ndaj Ukrainës.  Ish-ministri i Mbrojtjes në rajonin e Donetskut, Igor Girkin ka deklaruar se beson që nuk ka asnjë shans që Rusia të fitojë luftën me mënyrën se si po drejtohet tani.

“Ne po e fitonim luftën në fillim dhe kishim një shans të mirë për ta fituar, por tani po humbasim dhe po tërhiqemi”, tha Girkin.

Koloneli dhe komandanti i batalionit Vostok Aleksandr Khodakovsky, i cili sulmoi afër Vuhledar, shkoi edhe më tej duke këshilluar ushtrinë që të ndalonte.

“Unë thashë dhe vazhdoj të besoj kështu, se tani është më optimale të veprohet nga mbrojtja në linjat e mbajtura, në mënyrë që të kryhet grumbullimi dhe të përgatitet potenciali i duhur për të organizuar një sulm”, tha ai.

Siç raportojnë mediat e huaja, Vladlen Tatarsky, një korrespondent i luftës së Kremlinit, kritikoi gjithashtu rrjedhën e ofensivës.

Përparimi ynë nuk mjafton për të rrëmbyer fitoren, nuk është një pushtim i disa kodrave. Fitoret arrihen duke thyer frontin… Ka përparim, por nuk është për fitore”, u shpreh ai.

Në sfondin e dështimit të ofensivës së gjeneralit Gerasimov, konfliktet e brendshme po ndizen.

 

termet ne turqi vostok aleksandr khodakovsky

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...