Bota

'Kurth nga perëndimi për të kontrolluar popullsinë myslimane'/ Talebanët ndalojnë shitjen e kontraceptivëve në 2 qytete në Afganistan

Po ashtu, farmacistë të tjerë në Kabul dhe Mazar-i-Sharif konfirmuan se ata janë urdhëruar të mos rezervojnë asnjë ilaç për kontrollin e lindjes.

17 Shkurt 2023, 17:17 Nga a.l
'Kurth nga perëndimi për të kontrolluar popullsinë
Kontraceptivë

AFGANISTAN-  Talebanët kanë ndaluar shitjen e kontraceptivëve në dy qytete të Afganistanit, duke pretenduar se përdorimi i tyre nga gratë është një komplot perëndimor për të kontrolluar popullsinë myslimane. Mediat e huaja raportojnë se talebanët kanë shkuar në çdo shtëpi dhe farmaci duke urdhëruar mos konsumin dhe mos shitjen e tyre.

“Ata erdhën në dyqanin tim dy herë me armë dhe më kërcënuan që të mos i mbaja për shitje pilulat kontraceptive. Ata po kontrollojnë rregullisht çdo farmaci në Kabul dhe ne kemi ndaluar shitjen e produkteve”, tha një pronar dyqani.

"Nuk ju lejohet të dilni jashtë dhe të promovoni konceptin perëndimor të kontrollit të popullsisë”, tha një farmaciste. 

Po ashtu, farmacistë të tjerë në Kabul dhe Mazar-i-Sharif konfirmuan se ata janë urdhëruar të mos rezervojnë asnjë ilaç për kontrollin e lindjes.

Artikuj të tillë si pilulat e kontrollit të lindjes dhe injeksionet Depo-Provera nuk lejohen të mbahen në farmaci që nga fillimi i këtij muaji dhe ne kemi shumë frikë të shesim ato që kemi stok,” tha një tjetër pronar dyqani në Kabul.

Pas mbylljes së universiteteve, ndalimin e punës dhe daljen në park, kjo është masa më e fundit kontrolluese që prek gratë afgane. Ministria e Shëndetësisë Publike e Talibanëve në Kabul nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

kontraceptive ne afganistan

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...

Bota 17 Shkurt 2023, 16:26 a.l

Bie çmimi i gazit në Evropë

Gazi natyror RUSI- Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të par&eu...