Bota

15- vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Urimi i deputetit ukrainas: Po bëj gjithçka që Ukraina ta njohë Kosovën!

Përmes një postimi në Twitter Goncharenko tha se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por po bën gjithçka që ka në dorë për ta afruar këtë moment.

17 Shkurt 2023, 17:43 Nga a.l
15- vjetori i Pavarësisë së Kosovës/ Urimi i deputetit
Deputeti ukrainas

KOSOVË- Deputeti ukrainas, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, ka uruar 17 shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës. Përmes një postimi në Twitter Goncharenko tha se Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por po bën gjithçka që ka në dorë për ta afruar këtë moment.

Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment", ka shkruar Goncharenko në Tweet.

Kosova feston sot 15-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ngjarje e shënuar më 17 shkurt të vitit 2008. Në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Kosova fitoi Pavarësinë e kërkuar prej vitesh. Në seancën e asaj dite, 109 nga 120 deputetë morën pjesë në sallë. Deklaratën e pavarësisë e lexoi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, i cili sot ndodhet pas hekurave në Hagë. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë. 

15 vjetori i pavaresise se kosoves oleksiy goncharenko

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...