Bota

Planifikuan të vrisnin presidentin Macron Në 2018, Gjykata dënon 4 anëtarët e ekstremit të djathtë

Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018.

17 Shkurt 2023, 17:10 Nga a.l
Planifikuan të vrisnin presidentin Macron Në 2018, Gjykata dënon
Emmanuel Macron

FRANCË- Gjykata franceze shpalli fajtorë tre anëtarë të një grupi francez të ekstremit të djathtë pasi planifikuan një akt terrorizmi ndaj presidentit Emmanuel Macron që daton që nga viti 2018.

Gjykata penale e Parisit i dënoi autorët me 3 deri në 4 vjet burgim. Një person i katërt u dënua me gjashtë muaj burgim me kusht për posedim të një arme. Siç raportojnë mediat e huaja, të akuzuarit e tjerë janë liruar.

13 të akuzuarit - anëtarë të grupit Facegroup "Les Barjols", i përbërë nga 11 burra dhe dy gra, të moshës 26 dhe 66 vjeç - janë në gjyq që nga 17 janari. Prokurorët kanë thënë se anëtarët e grupit kishin planifikuar të sulmonin presidentin me thikë gjatë një ceremonie përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në Francën lindore në nëntor 2018.

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...

Bota 17 Shkurt 2023, 16:26 a.l

Bie çmimi i gazit në Evropë

Gazi natyror RUSI- Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të par&eu...