Bota

2 mln euro kokainë e fshehur në frigorifer! Kapet dërgesa nga Ekuadori në portin e Pireut, INFORMACIONI finalizoi operacionin

Policia greke ka arritur të lokalizojë kontejnerin specifik brenda portit të Pireut dhe ta vendosë nën survejim.

17 Shkurt 2023, 17:43 Nga k.m.
2 mln euro kokainë e fshehur në frigorifer! Kapet dërgesa nga
Kokaina

GREQI- Mbi 57 kilogramë kokainë u zbuluan dhe sekuestruan në një kontenier në portin e Pireut, që vinte nga Ekuadori. Sipas mediave greke, aksioni ka nisur pas një informacioni që ishte siguruar se një sasi e madhe kokaine por vinte nga Ekuadori drejt Greqisë në rrugë detare me një kontejner. Policia greke ka arritur të lokalizojë kontejnerin specifik brenda portit të Pireut dhe ta vendosë nën survejim.

2 mln euro kokainë e fshehur në frigorifer! Kapet dërgesa nga
Kokaina

Si rezultat i kontrollit, brenda sistemit të ftohjes së kontejnerit u gjetën 50 pako kokainë, me peshë totale 57 kg e 195 gram.

Përfitimi nga shitja e sasisë së konfiskuar të kokainës, llogaritet të kalojë shumën monetare të 2 000 000 eurove. Ndërkohë që aksioni vazhdon për të identifikuar dhe të vendosur në pranga autorët.

porti i pireut greqi

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...