Bota

Kaos në Iran/ Protestë kundër vrasjes së burrave dhe grave, pankartat: Vdekje për Krhamenein

Demonstrata përkon me ditën e 40-të të zisë për dy burra të ekzekutuar, Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini

17 Shkurt 2023, 16:51 Nga a.l
Kaos në Iran/ Protestë kundër vrasjes së burrave dhe grave,
Protesta në Iran

IRAN- Qindra iranianë kanë protestuar sot sërish kundër ekzekutimeve të burrave dhe grave. Me pankartat “Gruaja, jeta, liria” dhe  “Vdekje për Krhamenei”, Ali Khamenei, i cili është lideri i Iranit, qindra demonstrues protestuan në Terhan për largimin e Udhëheqësit Suprem.

Demonstrata përkon me ditën e 40-të të zisë për dy burra të ekzekutuar, Mohammad Mehdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini, raportojnë mediat e huaja. 

Protestat përfshiu gjithë vendin në shtator pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një vjaze 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia e moralit pasi dyshohet se nuk mbante hixhabin e saj siç duhet. Nga shtatori e deri më tani kanë humbur jetën 529 persona, ndërsa janë arrestuar rreth 20  mijë të tjerë. Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut, katër persona janë ekzekutuar që prej dhjetorit, ndërsa 107 të tjerë janë dënuar.

protesta ne iran

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...

Bota 17 Shkurt 2023, 16:26 a.l

Bie çmimi i gazit në Evropë

Gazi natyror RUSI- Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të par&eu...