Bota

Stuhia 'Otto' godet Britaninë dhe Skocinë/ Rrëzohen disa pemë, dhjetëra shtëpi ngelen pa energji elektrike

Shumë shkolla në Skoci kanë pezulluar mësimin, ndërsa spitalet janë vënë në dispozicion në rast se do ketë të lënduar.

17 Shkurt 2023, 17:05 Nga a.l
Stuhia 'Otto' godet Britaninë dhe Skocinë/ Rrëzohen
Stuhia Otto

BRITANI- Britania dhe Skocia janë goditur nga stuhia Otto, ku si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike dhjetëra mijëra shtëpi. Mediat e huaja raportojnë se, për shkak të pemëve të rrëzuara, degëve dhe mbeturinave, rrjeti e energjisë elektrike ka pësuar dëmtime të shumta.

Shumë shkolla në Skoci kanë pezulluar mësimin, ndërsa spitalet janë vënë në dispozicion në rast se do ketë të lënduar. Po ashtu, transporti publik i trenave është duke punuar me orar të reduktuar.

Në Britani, rreth 1,300 shtëpi në Ripon dhe 1,330 shtëpi pranë Chester-le-Street, County Durham, janë pa energji elektrike, ndërsa Northern Poëergrid gjithashtu raporton shkurtime të furnizimit në Northumberland, Darlington dhe Leeds.

stuhia otto

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2023, 16:52 k.m.

Në Evropë bie çmimi i gazit

Foto ilustruese Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë...

Bota 17 Shkurt 2023, 16:26 a.l

Bie çmimi i gazit në Evropë

Gazi natyror RUSI- Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të par&eu...