Sport

Solari: “Real Madridi humbi me nder”

28 Shkurt 2019, 10:01 Nga DOSJA
Solari: “Real Madridi humbi me nder”

Real Madridi u skualifikua nga Kupa e Mbretit pasi humbi ndeshjen me rezultatin 3-0 kundër Barcelonës po Santiago Solari nuk është i zhgënjyer me performancën.

Pas pjesës së parë në të cilën Los Blancos po dominonte, Ousmane Dembele asistoi dy gola, para panenkës me penallti nga Luis Suarez.

Sipas trajneri të Real Madridit humbja nuk duhet të shihej si një dështim për skuadrën e madrilenëve.

Futbolli është një lojë me forcë. Ne e paraqitëm veten mirë, me energji, por nuk ishim vendimtar.

Jemi eliminuar me nder, por jemi të trishtuar, sepse kjo është një goditje e rëndë për ne.

Nuk është një dështim sepse ishte gjysmëfinale, prandaj duhet të provojmë përsëri.

Ne patëm shanse në pjesën e parë, por edhe në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-0.

Unë nuk mendova se e kishim humbur kontrollin e lojës, por ata shënuan dhe ndeshja mori tjetër rrjedh, pastaj shënuan edhe një herë. Duhet të kishim shfrytëzuar më mirë rastet tona.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico real madrid barcelona real madrid barcelona 0-3 santiago solari el clasico real madrid barcelona real madrid barcelona 0-3 santiago solari

Sondazh

Poll

Sport 28 Shkurt 2019, 09:19

4 konkluzionet që nxorrëm nga ‘El Clasico’

Barcelona u duk në vështirësi në pjesën e parë kundër Real Madrid-it dje të mërkurë por më pas blaugranët shënuan tre herë për ti lënë të pikëlluar tifozët madr...