Sport

Luis Suarez ‘fundos’ Real Madridin në ‘El Clasicon’ gjysmëfinale

28 Shkurt 2019, 08:25 Nga DOSJA
Luis Suarez ‘fundos’ Real Madridin në ‘El Clasicon’

Barcelona shkatërroi rivalët e tyre më të mëdhenj, Real Madrid, me fitoren 3-0 në Santiago Bernabeu ditën e djeshme për të siguruar kështu vendin në finalen Kupës së Mbretit.

Benzema dhe Vinicius Junior ishin të dy shumë të rrezikshëm për madrilenët po ata humbën shumë raste të pastra për ti dhënë avantazhin ekipit të tyre që në pjesë të parë.

Ata i paguan gabimet e tyre vetëm 5 minuta pasi nisa pjesa e dytë.

Një avancim në sulm i Dembele, hapi mbrojtjen e Real Madrid-it me zgjuarsi para se të asistonte Suarez i cili e dërgoi topin mbrapa Keylor Navas-it.

Portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen bëri një pritje të pabesueshme që të mbante ekipin në avantazh pasi i refuzoi një goditje të bukur me kokë nga Sergio Reguilon.

Pastaj Barça nuk shikoi më mbrapa, pasi dërgoi rezultatin në 0-3 me autogolin e Varane i cili donte të ndalonte topin të përfundonte tek Suarez.

Pak minuta më vonë Suarez fitoi një penallti kundër Casemiro-s, ku shënoi me klasin e ‘Panenka’ për të mbyllur kështu ndeshjen.

Fundjava që vjen na dhuron një tjetër El Clasico, e cila luhet të shtunën në orën 20:45, e vlefshme për kampionatin spanjoll.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport el clasico luis suarez real madrid barcelona el clasico luis suarez real madrid barcelona

Sondazh

Poll