Sport

James Rodriguez, ‘karta magjike’ e Florentino Perez për të sjellur Neymar në Bernabeu

27 Shkurt 2019, 14:54 Nga DOSJA
James Rodriguez, ‘karta magjike’ e Florentino Perez për të

Real Madridi ka marrë lajme të mira për perspektivën e tranferimit të yllit brazilian Neymar Jr nga PSG në Bernabeu.

Sipas mediave spanjolle, klubi francez i Parisit ka shfaqur interes për kolumbian James rodriguez, i cili luan momentalisht tek Bayern Munich. Mesa duket gjermanët nuk e kanë në plan që të paguajnë kartonin e 27 vjeçarit dhe madrilenët po përgatiten ta përdorin kartonin e tij në marrëveshjen e Neymar për të bindur presidentin e PSG, Al Khelaifi.

Kolumbiani dëshirohet dhe nga disa klube italiane si Juventusi dhe Napoli, por mesfushori ka shprehur dëshirën më parë këtë javë se dëshiron ta vazhdojë karrierën te madrilenët pas 2 viteve në huazim në Munih.

Plani i Florentino Perezit parashikon integrimin e kartonit të tij me një vlerë prej 50 milionë eurosh në tratativën me PSG, plus shifrën e 170 milionëve për të çuar në Spanjë Neymarin.

Ky është plani fillestar, por gjërat mund të ndryshojnë në rast se parizienët do të fitonin trofeun e Championsit. Shifrat që përfliten janë marramendëse, por tashmë merkato na ka mësuar me çmenduritë e saj.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bayern munchen james rodriguez neymar psg real madrid bayern munchen james rodriguez neymar psg real madrid

Sondazh

Poll