Sport

4 konkluzionet që nxorrëm nga ‘El Clasico’

28 Shkurt 2019, 09:19 Nga DOSJA
4 konkluzionet që nxorrëm nga ‘El Clasico’

Barcelona u duk në vështirësi në pjesën e parë kundër Real Madrid-it dje të mërkurë por më pas blaugranët shënuan tre herë për ti lënë të pikëlluar tifozët madrilenë.

Ja çfarë mësuam nga kjo klasike.

 

Dembele është madhështor.

Ousmane Dembele u kritikua shumë kur nisi jetën e tij me Barcelonën sezonin e kaluar por tani ka arritur t’iu mbyllë gojën të gjithëve.

Francezi është në formën e jetës së tij në sezonin e dytë me Barcelonën. Me performanca të tilla, mund të parashikojmë me besim të plotë se ai do bëhet legjendë e klubit katalunas.

Real Madrid-i duhet të ndryshojë.

Sergio Ramos mbush 32 vjeç këtë muaj, Benzema është 31 dhe Modriç është 33, kjo duket qartë në fushën e lojës. Gareth Bale rri më shumë në stol dhe nuk është me lojtar decisiv për klubin.

Mbi të gjitha, Santiago Solari është në vështirësi ashtu sikur ishte Julen Lopetegui. Nuk ka rëndësi se kush do jetë në krye herës tjetër, ky ekip ka nevojë për rikontruktim.

Suarez është akoma i rrezikshëm

Ashtu u mbyllet goja kritikëve. Ndërkohë që lojtarët e vjetër të ‘Los Blancos’ ishin në vështirësi, Suarez shkëlqeu duke u bërë protagonisti i ndeshjes.

Sulmuesi ka humbur shumë raste të pastra ndeshjet e fundit si për shembull me Lyon dhe Valladollid, por dje u kthye në atë që ne të gjithë njohim.

Vinicius Junior është e ardhmja e Real-it

Plot me trike dhe teknikë dhe super i shpejtë. Të gjitha në ‘El Clasico-n’ e parë në shtëpi. Djaloshi i ka të gjitha aftësitë dhe konfidencën që të kontrollojë çdo lloj topi që mund t’i jepet.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport luis suarez ousmane dembele real madrid barcelona vinicius juniur luis suarez ousmane dembele real madrid barcelona vinicius juniur

Sondazh

Poll