Politike

Deklarata e fortë e Murrizit: Prisni orën 16:00, Tahiri plas kasetën me regjistrime, ishalla s’ju kap burgu aty ku jeni kap

19 Shtator 2019, 10:28 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Murrizit: Prisni orën 16:00, Tahiri plas

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri që po përballet në gjyq nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik drogë mund të ketë filmime kompromentuese. Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme plenarë në Kuvend, Murrizi u shpreh se nuk është dakort me këtë betejë që po zhvillohet kundër ish-ministrit të Brendshëm, si dhe tha  se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të publikojë përgjime nga ndonjë hotel në jug të Shqipërisë në orën 16:00, në kohën kur Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për të.  

“Armani terital nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikon kasetat e TVSH-së duken si brigadier. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe. Aty ku bashkë hapët shamanjë dhe ndryshuat emrin e partisë nga PPSH në PSSH, filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj. Nga Jorgo në Kajmak, nga shërbeti në kos.  Ndaj jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mirë bëri që bëni që e miratoni këtë se kampioni po shkon në gjykatë dhe vendimi do jepet në orën 16:00. Ndoshta e ka edhe ai ndonjë përgjim, ndonjë kasetë për ju për këta në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë. Duhet të hyjë në fuqi sot pasdite në orën 17:00 sepse pas vendimit të orën 16:00 do dalin përgjimet nëpër ekrane dhe nuk do dini ku të shkoni. Ishalla nuk ju kap burgu atje ku jeni filmuar. Negociatat nuk janë penguar nga daullet apo rrahja e kafshëve,”-tha Murrizi.

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëmnisi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri doli para gjykatës i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Gjykata është tërhequr tashmë për të marrë vendimin që do të bëhet publik pas orës 16:00. Vendimi do të jepet edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjyqi i saimir tahirit myslim murrizi gjyqi i saimir tahirit myslim murrizi

Sondazh

Poll