Politike

Ftoi Bashën në dialog pa kushte, disa orë më pas Rama largohet nga Shqipëria, ja destinacioni

18 Shtator 2019, 20:50 Nga DOSJA
Ftoi Bashën në dialog pa kushte, disa orë më pas Rama

ITALI– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Barit në Itali pasditen e djeshme. Vetëm pak orë pasi ftoi në dialog opozitën, Rama është larguar nga Shqipëria. 

Në aeroportin e Barit, kryeministri Rama u prit nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano dhe zyrtarë të tjerë.

“Miqësia midis Puglias dhe Shqipërisë është gjithmonë e më e fortë. Mirësevini kryeministri shqiptar Edi Rama, nesër do të jemi bashkë në Fiera Del Levante për të folur për ekonominë blu – një formë zhvillimi që nuk pengon rritjen e brezave të ardhshëm, duke u kujdesur për mjedisin – dhe bashkëpunimin në Mesdhe,“-shkruan Emiliano. 

Postimi i plotë:

Rama do të marrë pjesë sot në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ftoi opozitën e vendit në dialog pa kushte për Reformën Zgjedhore. Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti ofertën të pasinqertë dhe e refuzoi atë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama michele emiliano rajoni i pulias edi rama michele emiliano rajoni i pulias

Sondazh

Poll