Politike

‘Ministra me vëllezër trafikantë’/ Tahiri mesazhe të koduara në gjykatë, thumbon Fatmir Xhafajn

19 Shtator 2019, 09:43 Nga DOSJA
‘Ministra me vëllezër trafikantë’/ Tahiri mesazhe

TIRANE- Dosja.al zbulon detaje nga dëshmia e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në Gjykatë.  Ish-ministri është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, përveç shitjes së makinës. Ai ka përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ka thënë se në ditën që prokuroria e akuzon se ka ngrënë drekë me Habilajt, ai ka qenë në Bruksel me kryeministrin. Ish-ministri ka ironizuar pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj dhe ka thënë se  “ka ministra që s’kanë mbajtur përgjegjësi për vëllezërit e tyre”, duke iu referuar kështu edhe pa emër rastit të Agron Xhafajt, në dosjen Babale.

“Unë mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën. Jam këtu i pandehur vetëm se shita një makinë. Ditën që ju më akuzoni se kam qenë me Habilajt, kam qenë në drekë me Ramën në Bruksel. Edhe të isha Saimir Habilaj, s’do të më dënonit  për vëllezërit”-është shprehur ish-ministri në gjykatë. Ka ministra që s’mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre trafikantë. Mua më kërkoni llogari për një makinë. Unë ia kam kushtuar jetën time ministrisë së Brendshme.

Që prej orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, nisi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri doli para gjykatës i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia. Gjykata është tërhequr tashmë për të marrë vendimin që do të bëhet publik pas orës 16:00. Vendimi do të jepet edhe për ish-kryepolicin e Vlorës, Jaeld Cela.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir xhafaj gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri vendimi për saimir tahirin fatmir xhafaj gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri vendimi për saimir tahirin

Sondazh

Poll