Politike

“Nëse arrestoni Metën, do fusni në burg dhe Ramën”, Maliqi shpërthen në Kuvend: Ku do i çoni pasuritë, 2 metra vend

19 Shtator 2019, 09:55 Nga DOSJA
“Nëse arrestoni Metën, do fusni në burg dhe

TIRANË- Deputeti i opizitës së re, Leftër Maliqi, ka shpërthyer sot gjatë fjalës së tij në Kuvend. Teksa u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të nisin procedurat për ligjin e Vettingut për politikanët, ka përmendur dhe pasuritë e Ramës.

Maliqi u shpreh se Rama ka miliona lekë pasuri, por tha se sërish ka frikë nga vota. Më tej ai shtoi Rama rri në pushtet se kanë ikur të gjithë në emigracion, pasi po të ishin këtu do kishin hedhur në koshin e plehgrave Ramën.

“Ju keni thënë ju se do arrestohet Ilir Meta. Po të arrestohet i pari që do bjerë në rrjet duhet të jetë peshkaqeni që ju i thoni Skendërbe, por ai nuk e mban dot shpatën, vërtetë është i gjatë ka miliona e miliona, jo vetëm Surrelin, por dy metra vend ka. Unë po i jap 2 metër e 20 se 2 kam unë se është i gjatë. Po ku do i çojnë këto lekë e shkatërruan këtë vend, është gjynah. Ju nuk jetoni me realitetin, ju nuk shkoni në zonë që të flisni me popullin. Fajin e ka Meta dhe Berisha që hapën vizat, se po të ishin ata 300 mijë veta që kanë emigruar, do kishin hedhur në koshin e plehrave këtë të gjatin. Po këta janë hajdutë, dhe kanë frikë se më kanë çuar mesazh. Nuk mund të them të gjithë deputetët, pasi ka dhe socialist të ndershëm. Po pse ju kujtoni ju se Rama nuk ka frikë”, ishte kjo një pjesë e fjalimit të Maliqit”, u shpreh Maliqi.

Më tej ai foli dhe për zërat kundër në PS, ku u shpreh se tashmë që ish-ministri po flet qeveria po e degjeneron, pasi e kanë shkarkuar nga të gjitha pozicionet që mbante më herët.

Seanca e sotme në Kuvend ka kaluar pa debate të nxehta. Deputetët kanë diskutuar për dekretet e Presidentit, të cilat janë rrëzuar me shumicë votash. Është miratuar sot ligji për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimet në Kodin Penal. Maxhoranca ka hedhur akuza kundër Metës, duke thënë se nuk ishte bazuar askund në kthimin e ligjeve. Opozita e re kërkoi diskutime për Reformën Zgjedhore.

(A.B. Dosja.a)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lefter maliqi seanca plenare 19 shtator 2019 vettingu ne politike edi rama lefter maliqi seanca plenare 19 shtator 2019 vettingu ne politike

Sondazh

Poll