Politike

Ralf Gjoni flet hapur: Çunat problematikë po ndërmjetësojnë dashuriçkën Rama-Basha

19 Shtator 2019, 09:53 Nga DOSJA
Ralf Gjoni flet hapur: Çunat problematikë po

Tiranë-Ralf Gjoni ka deklaruar se çunat problematikë po ndërmjetësojnë dashuriçkën Rama-Basha, pra një marrëveshje mes dy krerëve.

Ai ka theksuar se ndryshimet në Reformën Zgjedhore i iniciuan deputetët e rinj në parlament por sipas tij këta të fundit po injorohen nga opozita.

Këtu kemi çuna problematikë që tallen me vjedhjen e votës të shqiptarëve. Në politikë ca çuna problematikë. Kemi kaq muaj që flasim edhe ulërrasim si opozitarë të pavarur, për ndryshime në sistemin zgjedhor. Mercenarët politikë të medias sponsorizoheshin që të hidhnin verë ndaj deputetëve Të opozitës së re për të mbajtur Kuvendin.

Shpresojmë në një marrëveshje dashurie mes Lul Bashën dhe Ramës. Duan të bëjnë marrëveshje nëpërmjet çunave problematikë. Këta mundohen të gatuajnë pazare në kurriz të shqiptarëve. Na injoruat, na mbështeti Gjermania ndryshimet për reformën zgjedhore. Po ju siguroj që nuk do të ketë asnjë pazar në kurriz të shqiptarëve për këtë reformë se ne jemi këtu.”, u shpreh Ralf Gjoni.

Seanca e sotme në Kuvend ka kaluar pa debate të nxehta. Deputetët kanë diskutuar për dekretet e Presidentit, të cilat janë rrëzuar me shumicë votash. Është miratuar sot ligji për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimet në Kodin Penal. Maxhoranca ka hedhur akuza kundër Metës, duke thënë se nuk ishte bazuar askund në kthimin e ligjeve. Opozita e re kërkoi diskutime për Reformën Zgjedhore.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni reforma zgjedhore seanca plenare 19 shtator 2019 ralf gjoni reforma zgjedhore seanca plenare 19 shtator 2019

Sondazh

Poll