Politike

“A do të mbani përgjegjësi nëse Tahiri dënohet?” Taulant Balla i shmanget pyetjes, si përgjigjet (VD)

19 Shtator 2019, 10:16 Nga DOSJA
“A do të mbani përgjegjësi nëse Tahiri

Tiranë– Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së  ka folur së fundmi për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, për të cilin sot Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin.

Teksa është pyetur nga gazetarja se a do të mbajë përgjegjësi politike nëse do të dënohet ish-ministri, Balla është përgjigjur: “Pavarësia në gjyqësor është themelore në një demokraci”.

Biseda:

Gazetarja Ambrozia Meta : Një pyetje tjetër. Nëse ish-ministri Saimir Tahiri dënohet,  ju do të mbani përgjegjësi politike?

Balla: Pavarësia në gjyqësor ka qenë dhe mbetet themeli i Reformës në Drejtësi.

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Seanca në gjykatën për Krimet e Rënda nisi që në orën 09:00, dhe në gjykatë Tahiri shkoi bashkë me avokatin Maks Haxhia dhe familjarë të tij. Në gjykatë nuk munguan as sot përfaqësues të ambasadës amerikane, të cilët e kanë ndjekur qysh prej fillimit procesin. Vendimi pritet të jepet pas orës 16:00.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike taulant balla vendimi për saimir tahiri taulant balla vendimi për saimir tahiri

Sondazh

Poll