Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, dy makina përplasen kokë më kokë, njëra përfundon në shinat e trenit

Një person është lënduar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

16 Shkurt 2023, 14:29 Nga F.M
Aksident i rëndë në Shkodër, dy makina përplasen
Aksident në Shkodër

SHKODËR- Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë. Më konkretisht, dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra–tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shinat e trenit.

Një person është lënduar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Hapja e air bag-eve ka shpëtuar pasagjerët pa dëmtime të rënda.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll