Aktualitet

Administrata Tatimore: KUJDES! Individë të paautorizuar po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë.

16 Shkurt 2023, 13:51 Nga A.B
Administrata Tatimore: KUJDES! Individë të paautorizuar po
Punonjesit

TIRANË- Administrata Tatimore ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore. Ata sqarojnë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

- Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)
- Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse
- Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore: KUJDES! Individë të paautorizuar po

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

- [email protected]
- [email protected]
[email protected]

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

administrata tatimore

Sondazh

Poll