Aktualitet

Vjedhje gjatë muajve janar dhe shkurt në Lushnjë, arrestohet 32-vjeçari i dënuar më parë

Personi i arrestuar ka kryer vjedhje në kosheret e bletëve, në mjete bujqësore dhe në banesa.

16 Shkurt 2023, 14:28 Nga A.B
Vjedhje gjatë muajve janar dhe shkurt në Lushnjë, arrestohet
Policia

LUSHNJE- Policia ka arrestuar 32-vjeçarin me inicialet M.G, pasi akuzohet si autorë i disa grabitjeve. Ky person, dyshohet se me datë 18.01.2023, në lagjen "18 tetori", ka vjedhur 4 koshere blete, në pronësi të shtetasit B. Gj.; më datë 07.02.2023, në lagjen "18 tetori", Lushnjë, ka vjedhur baterinë e automjetit të shtetasit G. T.; më datë 12.02.2023, në lagjen "18 tetori", Lushnjë, ka vjedhur bateritë e mjeteve bujqësore të shtetasit A. H.; ndërsa më datë 14.02.2023, në fshatin Plug, ka vjedhur dyer dhe dritaret e banesës së shtetases A. Q.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Zbardhen disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve janar dhe shkurt, në Lushnjë, kapet dhe ndalohet autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer disa vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirorganizuar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin M. G., 32 vjeç, banues në Plug, Lushnjë (i dënuar disa herë për vjedhje). Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 32-vjeçari është autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 18.01.2023, në lagjen "18 tetori", ka vjedhur 4 koshere blete, në pronësi të shtetasit B. Gj.;
Më datë 07.02.2023, në lagjen "18 tetori", Lushnjë, ka vjedhur baterinë e automjetit të shtetasit G. T.;
Më datë 12.02.2023, në lagjen "18 tetori", Lushnjë, ka vjedhur bateritë e mjeteve bujqësore të shtetasit A. H.;
Më datë 14.02.2023, në fshatin Plug, ka vjedhur dyer dhe dritaret e banesës së shtetases A. Q.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

lushnje vjedhje ne lushnje

Sondazh

Poll