Aktualitet

Aksident në Nikël, përplasen makinat me njëra tjetrën, 2 të lënduar

Të plagosurit, drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe pasagjerja janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

16 Shkurt 2023, 14:16 Nga I.A
Aksident në Nikël, përplasen makinat me njëra tjetrën,
Aksident ne Nikel

KRUJË- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, dhe kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit, drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe pasagjerja janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit.   

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 09:30, te kryqëzimi i Niklës, automjeti me drejtues shtetasin E. Ç., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues D. F., 32 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të demtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç. dhe pasagjerja në këtë automjet, motra e tij, shtetasja B. Ç., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

aksident në nikël

Sondazh

Poll