Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive, Kushtetuesja “rrëzon” ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese pretendonte se Gjykata mori vendim në kundërshtim me ligjin. 

16 Shkurt 2023, 13:43 Nga A.B
Sekuestrimi i pasurive, Kushtetuesja “rrëzon” ish anëtarin
Admir Thanza

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ai humbi betejën në të gjitha shkallët, për pasurinë e tij, e cila u sekuestrua me urdhër të GJKKO-së. 

'Gjykata i ka shkelur të drejtat për të mos u gjykuar dy herë'- pretendon Thanza. Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese pretendonte se Gjykata mori vendim në kundërshtim me ligjin. 

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij, dyqani dhe apartamenti.  Në vitin 2018 Thanza u rrëzua nga procesi i Vettingut. Ai u gjet me probleme në të tria kriteret e rivlerësimit, përfshirë atë të pasurisë, e cila, sipas përfundimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nuk justifikohej me burime të ligjshme.

Thanza u akuzua se ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por ish-gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë. Bëhej fjalë për vjedhjen e disa rrobave dhe produkteve kozmetike.

admir thanza

Sondazh

Poll